Në ankand kokoret e ish-pilotëve Ferrari, nga Schumacher te ajo e Lauda në aksidentin e frikshëm të 1976

3 Maj 2024
11:04
Telesport
back button

Këtë fundjavë, në Majemi, do të zhvillohet gara e radhës së botërorit të Formula 1. Në një pistë speciale do të zhvillohen edhe disa evente speciale që do të zhvillohen nga organizatorët e kësaj gare.

Këtë vit, eventi është pasuruar edhe me një ankand të kokoreve të veshura nga disa prej kampionëve më të mëdhenj në historinë e Ferrari në F1. Midis tyre është edhe helmeta origjinale që i shpëtoi jetën Niki Lauda, në aksidentin e tmerrshëm në Nurburgring, në vitin 1976.

Shitja e së cilës do të ndihmojë në mbledhjen e fondeve për Unicef. Ankandi është organizuar nga kompania “Bonhams” në Miami, të shtunën më 4 maj. Mes kokoreve do të jetë ajo e Eddie Ervine (1998), Jean Alesi (1995) dhe Gerhad Berger (1995).

Nuk mungon edhe kokorja e Alain Prost, përdorur në vitin 1990, ajo e kanadezit Gilles Villeneuve (1982), Nigel Mansell (1990) dhe natyrisht kokorja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher (1997).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit