Në Budapest nis edicioni nr.105 i Xhiros së Italisë, ja favoritët

5 Maj 2022
14:04
Telesport
back button

Ditën e premte, më 6 maj, do të nisë edicioni nr.105 i Xhiros së Italisë, një nga tri eventet më të mëdha të sportit të çiklizimit në botë. Ky edicion do të nisë nga Hungaria, ku do të zhvillohen tri etapat e para dhe më pas garat do të spostohen në Itali.

Gjithsej, gjatë 21 etapave, çiklistët do të pëshkojnë 3,445 kilometra. Etapa e dytë dhe ajo e fundit (21) do të jenë kronometër individual ndërkohë që gjatë tri javëve gara çiklistët do të zhvillojnë edhe tri ditë pushim. Etapa e fundit do të përfundojë në Verona.

Në këtë turne marrin pjesë 11 skuadra. Disa nga çiklistët pretendentë për fitimin e këtij turneu janë, Mark Cavendish, Arnaud Demare, Richard Carapaz, Simon Yates, Mikel Landa, Tom Dumolin, Joao Almeida etj. Një event që parashikohet i fortë dhe emocionues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit