Pavel Nedved mund të rinise karrieren si drejtues nga Arabia Saudite. Sipas informacioneve të mbledhura nga Tuttomercatoweb, ish- drejtuesi i Juventusit është afër një marrëveshjeje me Al Shabab, ku duhet të mbajë rolin e drejtorit ekzekutiv, në kontakt të ngushtë me trajnerin e ri, i cili do të jetë një njohje e vjeter: Fatih Terim, gati për të zënë vendin e lënë bosh pak ditë më parë nga Vítor Pereira, i cili u transferua te Wolverhampton.
Zëvendëspresident i bardhezinjve që nga 23 tetori 2015, ai ishte ndër arkitektët e një prej cikleve më të suksesshme në historinë e Zonjës së Vjetër, e cila fitoi nëntë tituj radhazi.
Ai qëndroi në detyrë deri më 28 nëntor 2022 kur, së bashku me të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve të kryesuar nga presidenti Andrea Agnelli, dha dorëheqjen nga detyra për shkak të gjyqit sportiv që përfshiu të gjithë drejtuesit e vjetër.
FIGC e kishte ndaluar atë të kryente aktivitete në sferën federale për 8 muaj, por më 22 maj 2023 ai u shpall i pafajshëm. Giacomo Bonaventura, Yannick Carrasco, Daniel Podence dhe Wesley Hoedt luajnë për Al Shabab aktualisht.