Nëse Lionel Messi fiton Kupën e Botës, e cila do të ishte për herë të dytë rresht, atëherë nuk do të kishte më vend për debatin se kush është lojtari më i mirë në histori, referuar krahasimit të përjetshëm me Cristiano Ronaldon dhe legjendat e tjera. Ky është mendimi që shpreh Wayne Rooney, pak para finales Spanjë-Argjentinë.
“Nëse Argjentina fiton Kupën e Botës, mendoj se Lionel Messi do t’i japë fund të gjitha debateve. Ai do të jetë më i madhi i të gjitha kohërave. Edhe mbështetësit e Cristiano Ronaldos do të duhet ta respektojnë këtë.
Gjithmonë kam thënë se mund të zgjidhni njërin prej tyre, por ajo që Messi ka arritur në këtë Kupë Bote… Nëse i shtojmë Kupën e Botës së mëparshme dhe nëse Messi fiton sërish trofeun sot, përfundimisht kjo do t’i japë fund të gjitha debateve”, tha Rooney.







