Messi flet pas humbjes: I trishtuar pasi luajtëm me zemër, e pranojmë se Spanja ishte superiore

20 Korrik 2026
10:00
Telesport
back button

Lionel Messi ka reaguar ndaj humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës. Skuadra iberike e dominoi ndeshjen dhe fitoi 1-0 në kohën shtesë, me emerikano-latinët që e mbyllën takimin me 10 lojtarë.

Kështu, karriera e jashtëzakonshme e Lionel Messi me fanellën e kombëtares është mbyllur mes lotësh teksa duartrokitej nga tifozët e shumtë në stadium. “Ndihem i trishtuar, por jam i vetëdijshëm se luajtëm me gjithë zemër,” u tha Messi gazetarëve pas humbjes.

Ata ishin më të mirë, për të qenë i sinqertë. Ne e humbëm ndeshjen dhe e pranojmë këtë. Kjo nuk do të thotë se do të harrojmë gjithçka që kemi bërë deri më tani, kështu që do të doja të falënderoja popullin tim, lojtarët e mi dhe vendin“, tha Messi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit