Nesta zbulon si u transferua te Milani: Duhej të kisha kaluar te Juventusi ose Interi, por…

10 Tetor 2025
10:20
Alfred Lleshi
back button

Alessandro Nesta bëri historinë me Milanin, por mbërritja e tij te kuqezinjtë nuk ishte e sigurt. Nesta, kapiten i Lazio në atë kohë, nuk donte të largohej nga Roma, megjithatë nuk i mungonin ofertat. Në podcastin BSMT me Gianluca Gazzoli, ai rrëfeu:

“Muaj më parë ishte Juventusi që më kërkoi, por unë nuk doja të shkoja atje, të them të vërtetën. Më pas Juventusi ra si pistë, duhej të shkoja tek Interi. Pas 5 majit, Interi nuk ishte më opsion për mua. Ndoshta bëri zgjedhje të tjera, por unë isha atje kur Interi humbi titullin.

Nuk e di pse nuk ndodhi. Në ditën e fundit të merkatos erdhi mundësia për transferim te Milani. Nuk doja të shkoja te Milani sepse mendoja se Interi do të fitonte vitin tjetër, isha i sigurt. Sidoqoftë, në vend të kësaj, fitova Champions League që në vitin e parë me kuqezinjtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit