Neville “luan” para kohe Liverpool-City: Paradoksalisht, presioni nuk është mbi skuadrën e Guardiolës…

30 Nëntor 2024
7:50
Alfred Lleshi
back button

Java e Premier League që po vjen (këtë fundjavë) do të përballë Liverpool-in, i cili është në krye të klasifikimit dhe gjithashtu në vendin e parë të Ligës së Kampionëve, me Manchester City, që ka kaluar nëpër 6 ndeshje radhazi pa fitore, 5 prej të cilave humbje, me vetëm 4 gola të shënuar dhe 14 gola të pësuar.

Për ndeshjen e së dielës, Gary Neville, ish-lojtar i Manchester United dhe tani komentator teknik i “SkySports UK”, ndau parashikimet e tij në podcastin “The Overlap”: “Nuk e kam parë Manchester City kaq të brishtë që kur Guardiola u ul në stolin e tij. Për këtë arsye mezi po pres që të luhet ndeshja në ‘Anfield’, kundër Liverpool-it.

Paradoksi është se situata e ‘Citizens’ e vendos gjithë presionin mbi ‘Reds’, pasi shumë njerëz presin fitoren e Liverpool-it pas shumë humbjeve të City. Personalisht mendoj se në fund Liverpool-i do të dalë fitues, veçanërisht sepse me intensitetin që po shfaq ka mundësi ta kalojë me sukses edhe City”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit