Katër ndeshje të luajtura në NBA, të gjitha para finales së Super Bowl. Miami mundi 132-101 Washington, duke qëndruar në zonën play in. 7 lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që nga lojtarët e stolit erdhën 63 pikë.
Vijon momenti i mirë për New York, që triumfoi 111-89 në fushën e Boston, duke konsoliduar vendin e dytë. Jalen Brunson me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë për nju-jorkezët.
Jashtë fushe fitojnë edhe Clippers, që mundën 115-96 Minnesota dhe qëndrojnë në zonën play in. Leonard me 41 pikë ishte lider në fushë. Ndërsa Toronto mposhti 122-104 Indiana, ndeshje ku u dallua Scottie Barnes me 25 pikë e 14 rebound.
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – New York, 89-111
Washington – Miami, 101-132
Toronto – Indiana, 122-104
Minnesota – Clippers, 96-115







