Neymar e mbyll mes lotësh karrierën me Brazilin: “U përpoqa, por gjithçka mbaron këtu”

6 Korrik 2026
8:03
Alfred Lleshi
back button

“U përpoqa, u përpoqa. Tani gjithçka ka marrë fund. Këtu e nisa, këtu edhe e mbylla…” Me këto fjalë, Neymar Jr. konfirmoi atë që shumëkush e priste: aventura e tij me fanellën e Brazilit ka përfunduar pas ndeshjes ndaj Norvegjisë në Kupën e Botës 2026. Edhe pse i dha lamtumirën “Seleçaos” pas një eliminimi të hidhur, sulmuesi brazilian mund të krenohet me arritjen e dy rekordeve historike me kombëtaren.

© Getty Images

Ndeshja kundër Norvegjisë ishte e 15-ta për Neymarin në Kupën e Botës me fanellën legjendare me numrin 10 të Brazilit. Me këtë paraqitje, ai la pas dy emra të mëdhenj të futbollit brazilian, Pelén dhe Rivaldon, të cilët kishin zhvilluar nga 14 ndeshje në Botëror me këtë numër.

© Getty Images

Po ashtu, falë golit të realizuar ndaj Norvegjisë, Neymar hyri në histori si vetëm futbollisti i dytë brazilian që ka shënuar në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës. Ai realizoi katër gola në Botërorin 2014, dy në vitin 2018, dy në vitin 2022 dhe një në vitin 2026.

© Getty Images

Para tij, këtë arritje e kishte regjistruar vetëm Pelé, i cili shënoi në Botërorët e viteve 1958, 1962, 1966 dhe 1970. Ndërsa Ronaldo Nazário, golashënuesi më i mirë i Brazilit në historinë e Kupës së Botës, ka gjetur rrugën e rrjetës në tri edicione të turneut: 1998, 2002 dhe 2006.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit