Mungojnë edhe pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës 2026. Ky kompeticion do të nisë më 11 qershor me ndeshjen Meksikë–Afrika e Jugut në “Estadio Azteca”, në Mexico City. Ky do të jetë edicioni i 23-të i Botërorit, i pari me 48 skuadra dhe me futjen e 1/16 të finaleve, si dhe i treti radhazi pa Italinë. Turneu do të jetë gjithashtu një skenë për yjet si Haaland, Kane, Vinicius, Messi, Mbappé, Cristiano Ronaldo, Julián Álvarez, Dembélé etj.
Po cilët kanë qenë golashënuesit më të mirë në 22 edicionet e mëparshme? Futbollistët brazilianë janë më të suksesshmit, me 4 “Këpuca të Arta”: Leonidas, Ademir, Garrincha–Vavá (së bashku më 1962) dhe Ronaldo. Gjermania ka tre, me Miroslav Klose dhe dy Müller të ndryshëm. Italia e ka fituar më 1982 me Rossi dhe më 1990 me Schillaci. Francezi Just Fontaine mban rekordin për më shumë gola në një edicion të vetëm, me 13 gola më 1958.
Fituesit e “Këpucës së Artë” në 22 edicionet e mëparshme të Botërorit:
2022 – Kylian Mbappé (Francë) – 8 gola
2018 – Harry Kane (Angli) – 6
2014 – James Rodríguez (Kolumbi) – 6
2010 – Thomas Müller (Gjermani) – 5
2006 – Miroslav Klose (Gjermani) – 5
2002 – Ronaldo (Brazil) – 8
1998 – Davor Šuker (Kroaci) – 6
1994 – Oleg Salenko (Rusi), Hristo Stoichkov (Bullgari) – 6
1990 – Salvatore Schillaci (Itali) – 6
1986 – Gary Lineker (Angli) – 6
1982 – Paolo Rossi (Itali) – 6
1978 – Mario Kempes (Argjentinë) – 6
1974 – Grzegorz Lato (Poloni) – 7
1970 – Gerd Müller (Gjermania Perëndimore) – 10
1966 – Eusébio (Portugali) – 9
1962 – Flórián Albert (Hungari), Valentin Ivanov (Bashkimi Sovjetik), Garrincha (Brazil), Vavá (Brazil), Dražan Jerković (Jugosllavi), Leonel Sánchez (Kili) – 4
1958 – Just Fontaine (Francë) – 13
1954 – Sándor Kocsis (Hungari) – 11
1950 – Ademir (Brazil) – 8
1938 – Leônidas (Brazil) – 7
1934 – Oldřich Nejedlý (Çekosllovaki) – 5
1930 – Guillermo Stábile (Argjentinë) – 8







