HIRUSHJA AUSTRIAKE: Nga stadiumi ku mbillen pemë te përralla në debutimin europian!

20 Shtator 2019
14:06
back button

Debutimi historik në Europa League do të mbahet mend gjatë për “hirushen” e kompeticionit, Wolfsberger, që mundi 4-0 Borussia Monchengladbach. Surpriza më e madhe e mbrëmjes së të enjtes vjen nga klubi austriak, që deri më sot nuk ishte shtyrë më shumë se sa periferia e shtetit të saj!

Djemtë e Gerhard Struber kanë befasuar të gjithë dhe askush nuk i priste kaq të fortë! Simboli i tyre është ujku dhe, në pyjet e Gjermanisë, ka kafshuar Monchengladbach, favoriten e grupit bashkë me Roma. Deri më sot, Wolfsberger ishte njohur vetëm për shkak të lajmit për ndryshimin e stadiumit, sepse aty ku në të vërtetë duhet të luante, në “Wörthersee-Stadion”, impianti i Austria Klagenfurt, klubi në fjalë ka mbjellë 200 pemë deri në 14 metra të gjatë, për të sfiduar degradimin ambjentor.

Kështu, UEFA nuk dha “OK” dhe Wolfsberger do të luajë ndeshjen e parë brenda fushe në “UPC Arena” të Gracit, derbin me Ujqërit e Romas.

Investime të mëdha këtë verë për ekipin austriak, që prej vitit 2012 ndodhet në elitën e kampionatit dhe po surprizon çdo vit. Klubi i themeluar në vitin 1931 ka një stadium me pak vende dhe kjo ka bërë që të mos luajë aty.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit