Pas humbjes finale kundër Spanjës, sulmuesi argjentinas Nico Paz përdori rrjetet sociale për të falënderuar popullin e tij, i cili gjithmonë qëndroi pranë ekipit gjatë gjithë Kupës së Botës.
Ylli i Serie A dhe Como tha: “Sot më shumë se kurrë, jam krenar që përfaqësoj këtë vend, këtë ekip kombëtar dhe që jam pjesë e një grupi njerëzish të jashtëzakonshëm që vdesin për këto ngjyra dhe që japin zemrën dhe shpirtin e tyre në çdo moment”.
“Mund të them vetëm faleminderit. Premtoj të jap absolutisht gjithçka që kam për ta sjellë këtë Kupë përsëri në Argjentinë“, deklaroi Nico Paz, 21 vjeç, që nuk luajti në finalen e botërorit, humbur 1-0 ndaj Spanjës.
“Urime Spanjës dhe të gjithë spanjollëve. Argjentina, gjithmonë në të mirë dhe në të keq”, përfundoi deklaratën e tij sulmuesi argjentinas.







