Ka nisur grand slam i Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè në tenis, që zhvillohet në Paris. Serbi Novak Djokovic, avancon më tej pas fitores 3-1 me përmbysje ndaj francezit Giovanni Perricard.
Një biletë për më tej siguron edhe gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-0 francezin tjetër Benjamin Bonzi. Në raundin e dytë avancojnë edhe rusi Karen Khachanov e italiani Lorenzo Sonego, por është eliminuar amerikani Taylor Fritz.
Te femrat, pati disa eliminime surprizë, siç janë ato të amerikanes Sloane Stephens, çekes Barbora Krejcikona e britanikes Emma Raducanu. Në raundin e dytë avancojnë rumunia Sorana Cirstea e Magda Linette.






