Nis Wimbledon/ Kualifikim i vështirë për Sinner, fitojnë edhe Djokovic, Gauff e Andreeva

30 Qershor 2026
8:40
Telesport
back button

Ka nisur në Londër grand slam i Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Një start i vështirë pr numrin 1 në botë për meshkuj, italianin Jannik Sinner.

Ai fitoi 3-2 pas më shumë se 3 orësh lojë ndaj serbit Miomir Kecmanovic. Fitore të vështirë korri serbi tjetër Novak Djokovic, që mundi 3-1 Yibing Wu.

Në raundin e dytë kualifikohen edhe serbi Daniil Medvedev (fitoi 3-0 ndaj Marin Cilic), amerikani Tommy Paul (3-0 ndaj Alexandre Muller) e greku Stefanos Tsitsipas (3-0 ndaj Hugo Gaston).

Te femrat, start i mirë për japonezen Naomi Osaka, që mundi 2-0 Elsa Jacquemot. Pa probleme fiton edhe tenistja amerikane Coco Gauff, që mundi po 2-0 Tamara Korpatsch.

Në raundin e dytë shkon edhe tenistja ruse Mirra Andreeva (fituese e Roland Garros një muaj më parë), çekja Barbora Krejcikova e amerikania Jessica Pegula.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit