Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e João Neves (19 vjec) nga SL Benfica duke firmosur një kontratë që zgjat deri në vitin 2029. Është raportuar gjerësisht përpara lëvizjes se mesfushori do të mbërrinte për një tarifë prej 70 milionë euro me bonuse të përfshira (dhe transferimin si huazim te Renato Sanchez te Benfica) për të forcuar mesfushën e Luís Enrique.
Fuqizimi në mes ka qenë një prioritet për kampionët francezë dhe klubi duket se ka siguruar një nga objektivat e tyre kryesore këtë verë për shumë më pak se klauzola e tij e raportuar e lirimit prej 120 milionë euro.
Duke u bërë nënshkrimi i dytë i merkatos për PSG-në, Neves shton kontigjentin portugez në rritje në klub duke u bashkuar me bashkatdhetarët e tij dhe bashkëlojtarët ndërkombëtarë Vitinha (24), Danilo Pereira (32), Nuno Mendes (22) dhe Gonçalo Ramos (23). .
Neves foli për gëzimin e tij për t’u bashkuar me Les Parisiens në deklaratën për shtyp që njoftoi nënshkrimin e tij, me mesfushorin duke thënë: “Është një krenari e madhe për mua që t’i bashkohem Paris Saint-Germain, një klub shumë ambicioz. Do të jap gjithçka për të ndihmuar shokët e mi, të rriten në këtë klub fantastik dhe të fitojnë shumë tituj”.
Por, flitet se PSG ka arritur një marrëveshje verbale me Frankfurt për transferimin e qendërmbrojtësit ekuadorian Willian Pacho (22 vjeç) për 40 milion € + bonuse! Nje afrim ky duke fuqizuar edhe mbrojtjen.
Me Neves, duket se tani PSG mund te liroje Ugarten te Manchester United, duke ditur se uruguajiani ka akord tashme me “Djajte e Kuq” prej te pakten 1 muaji.







