Njihet si “Shkëlqesia e Tij”, ja njeriu që po sjell në shkretëtirë duelet më të mëdha të boksit, MMA dhe jo vetëm

12 Mars 2024
14:54
Telesport
back button

Pavarësisht nëse jeni adhurues i skenës së boksit apo MMA-së, që po përshkallëzohen me shpejtësi në Arabinë Saudite, investimi nga Lindja e Mesme e ka ndryshuar përgjithnjë sportin. Gjithë ky ndryshim i madh ka një njeri në qendër. Ai është Turki Alalshikh, një këshilltar saudit në oborrin mbretëror dhe kryetar i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit (GEA), përgjegjës për planifikimin e ngjarjeve të mëdha në mbretëri.

Kur shikoni konferencat për shtyp, peshimet, intervistat me sportistë si Anthony Joshua, Tyson Fury dhe Francis Ngannou në vendet arabe, ka të ngjarë që të keni vënë re një fytyrë të rregullt në përzierje. Alalshikh shihet si një figurë misterioze, por një figurë që ka qenë integrale në bashkimin e shpejtë të këtyre ndeshjeve të mëdha, të rrënuara nga negociatat e zgjatura dhe egot që pengojnë.

Zelli i tij në boks ka qenë një dhuratë për fansat e këtij sporti, të cilët janë gëzuar duke parë duele epike në ring, si eventi “Dita e Llogarisë”, që mblodhi së bashku Anthony Joshua, Deontay Wilder, Joseph Parker, Daniel Dubois, Jarrell Miller, Filip Hrgovic dhe Otto Wallin në të njëjtën natë, në të njëjtin event.

Nuk dihen shumë gjëra për 42-vjeçarin, i cili ka lidhje të ngushta me shumë nga luftëtarët dhe promovuesit kryesorë të sportit, të cilët i drejtohen atij si “Shkëlqesia e Tij”. I lindur në gusht 1981, Alalshikh u diplomua në Kolegjin e Sigurisë “King Fahd” në 2001, me një diplomë në shkencat e sigurisë përpara se të fillonte të punonte në departamente të ndryshme qeveritare në Arabinë Saudite.

Në vitin 2017 ai u bë këshilltar mbretëror, ministër dh më pas nxori një dekret mbretëror për t’u zgjedhur si kryetar i GEA vitin e ardhshëm. Gjatë kohës së tij me departamentin, ai ka qenë përgjegjës për zbulimin e “Stinës së Riadit”, një festival i sportit dhe kulturës që synon të sjellë ngjarje të mëdha sportive dhe argëtuese në Arabinë Saudite.

Vitin e ardhshëm, ngjarjet e tij u bënë më të mëdha pasi Alalshikh ishte përgjegjës për bashkimin e Fury dhe Ngannou për përplasjen e tyre “Beteja e më të këqijve”. Dy luftëtarët thuhet se kanë fituar respektivish 40 milionë dhe 8 milionë paund nga përballja para, shitjeve të PPV (pay per view-paguaj për të parë).

Pas ngjarjes së “Ditës së Llogarisë” erdhi Kupa e Tenisit të Sezonit të Riadit, me tenistë si Novak Djokovic dhe Carlos Alcarez në dhjetor 2023. Alalshikh organizoi turneun e parë të snooker në Arabinë Saudite javën e kaluar, World Masters of Snooker, të cilin Ronnie O’Sullivan e fitoi dhe përfshinte prezantimin e një topi të artë që nënkuptonte se lojtarët mund të siguronin një bonus prej 500 mijë dollarë.

Ai ka njoftuar se lufta e parë e UFC-së do të zhvillohet në Lindjen e Mesme këtë verë, vetëm pasi një ngjarje Bellator u mbajt në shkurt. WWE tashmë është përgatitur për të debutuar në Lindjen e Mesme. Ai është thelluar në pothuajse çdo sport kryesor dhe ka sjellë vëmendjen në Arabinë Saudite. Megjithatë, ai nuk ka pasur sukses më të madh se sa me boksin.

E njëjta cilësi u pa në promovimin e Joshua për duelin e tij “Knockout Chaos” kundër Ngannou, duke treguar dyshen si personazhe të lojërave video që luftojnë njëri-tjetrin në një qytet me marifete të mëdha buxhetore dhe skena luftimesh. Me sasinë e luftimeve të mëdha që kemi pasur në Arabinë Saudite tani, ka pasur një temë kryesore se ky është vendi ku boksierët duan të jenë. Sauditët kanë vënë paratë e tyre në tavolinë dhe kanë treguar se janë njerëz seriozë.

Një lëvizje e shpejtë në Instagramin e Alalshikh-ut dhe do ta shihni atë duke pozuar me pothuajse çdo personazh “big”, luftëtar dhe promovues kryesor në bok, por dhe me Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Jose Mourinho dhe John Cena. Ai ka krijuar marrëdhënie dhe ka fituar respekt, ku shumë shpejt e komplimentojnë atë për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe duke iu referuar atij si “Shkëlqesia e Tij”, titulli i dhënë një oficeri të nivelit të lartë në Arabinë Saudite jashtë familjes mbretërore.

Pas shtyrjes së dyelit Fury-Usyl, ai ishte i pranishëm gjatë një video-telefonate të tensionuar mes boksierëve. Ai bëri një pretendim interesant, për të treguar se sa synonte të siguronte që meçi të zhvillohej në maj, duke thënë se nëse njëri nga luftëtarët do të tërhiqej, atëherë do të gjobitej me 8 milionë stërlina.

Promotorët e njohur të bokit, Eddie Hearn dhe Frank Warren, nuk kanë folur kurrë, por u detyruan të punonin së bashku kur u përfshinë në Joshua vs Ngannou. Alalshikh gjeti një mënyrë të shpejtë për të rritur marrëdhëniet midis çiftit, me një përballje midis luftëtarëve të tyre më të mirë. Ishte një foto mjaft e bukur të shihje dy rivalët duke shtrënguar duart mbi të, ndërsa Warren pretendoi se ishte i gatshëm të vinte bast 1 milion £ për të fituar eventin. Dyshja tashmë kanë nënshkruar kontrata për ta realizuar këtë, por një datë ende nuk është konfirmuar.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me të tre ata, Alalshikh bëri shaka: “Nuk më pëlqen paqja mes tyre”, duke shkruar një mbishkrim: “Përballja përfundimtare në Riad! Matchroom vs. Queensberry, dy titanët e boksit, më në fund përplasen në një betejë intensive 5v5. Pas viteve të promovimit të luftëtarëve të tyre, është koha që këta gjigantë të përballen. Riad, bëhu gati për një natë konfrontimesh epike dhe fuqisë së papërpunuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit