Janë zhbllokuar shumë shpejt të dyja sfidat e fundit të grupit I. Në Massachusetts, Franca ka kaluar në avantazh ndaj Norvegjisë, falë golit të Ousman Dembele, në minutën e 7-të.
Sulmuesi i PSG-së zhbllokohet më në fund, pas shumë kritikave të marra këto ditë. Pas një topi të marrë nga Kylian Mbappe, Dembele vepron bukur brenda zonës dhe dërgon topin në rrjetë.
Edhe në sfidën tjetër të grupit që po luhet në Toronto mes Senegalit dhe Irakut, afrikanët kanë gjetur avantazhin që në minutën e 4-të me Habib Diarra. Gjërat vështirësohen akoma edhe më shumë për Irakun, pasi mbetet me 10 lojtarë që nga minuta e 10-të. Rebin Sulaka ndëshkohet me karton të kuq, pas faullit ndaj lojtarit të fundit të kundërshtarëve, Sadio Mane.







