Nottingham ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj West Ham 1-2 në transfertë, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend për në Champions League. Miqtë shënuan që në minutën e 10-të me Morgan Gibbs-ëhite, i cili përfitoi nga një gafë e portierit vendas Areola.
Milenkovic dyfishoi shifrat për ekipin e drejtuar nga Nuno Espirito Santo, në minutën e 58-të pas devijimit me kokë gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Jarrod Bowen shënoi golin e vetëm për vendasit pak minuta para fundit, një gol shumë i bukur por që vlen thjesht për statistikë.
Pas kësaj fitoreje, Nottingham Forest mban vendin e 7-të me 65 pikë, por ndeshjen e fundit e kanë ndaj një rivali direkt si Chelsea. Në rast fitoreje ndaj “Bluve” dhe Aston Villa të mos fitojë në transfertë ndaj Man. United, Nottingham mund të kualifikohet për në Champions.







