“Nuk e prisnim”, befasi te Bayern: Tani mund të bëjmë vetëm një gjë

4 Maj 2024
22:00
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich është një kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm.

Thomas Tuchel ka lajmëruar gjatë këtij sezoni se do të largohet nga bavarezët në verë dhe drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim për të gjetur pasardhësin e tij.

Dukej se Bayern kishte arritur një marrëveshje me Rangnick, por ky i fundit e ka refuzuar ofertën.

Max Eberl, drejtor sportiv i bavarezëve, e ka komentuar vendimin e Rangnick për Sky Sports:

“Vendimi i tij na ka befasuar. Por tani nuk mund të bëjmë gjë tjetër vetëm se të vazhdojmë përpara, ai ka bërë një zgjedhje jete.

“Do të kishim qenë të lumtur ta kishim te ne, por do të arrijmë të gjejmë sigurisht trajnerin e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit