Thashethemet për tranferimin e William Saliba te skuadra e Real Madrid nuk e tundojnë aspak francezin. 23-vjeçari është i vendosur të tregojë lidhjen e tij me Arsenal, ndoshta duke mbetur një “topçi” për gjithë jetën.
Vetë Saliba e ka sqaruar situatën rreth thashethemeve ndaj tij në një intervistë të dhënë së fundi: “Natyrisht që tek Arsenal, ndihem si në shtëpinë time”.
“Kam nënshkruar me klubin pesë vjet më parë, por ky është vetëm sezoni im i tretë dhe po shijoj gjithçka: lojtarët, stafin dhe tifozët. Ndihem si në shtëpinë time, kështu që sigurisht, pse jo, mund të luaj prëgjithnjë këtu”, tha Saliba.
Duke folur për mundësinë që ka Arsenal për të fituar titullin kampion në Premier Leagur, ai shtoi: “Gjithçka është e mundur. Sezoni është shumë i gjatë dhe ne e kemi përjetuar këtë gjë në dy vitet e fundit në kurrizin tonë”.
“Di vetëm se duhet të fokusohemi te vetja jonë, pa menduar shumë për rivalët, pa parë e dëgjuar atë që ndodh përreth nesh. Jemi ende në dhjetor, kështu që ka ende shumë gjëra që mund të ndodhin”, tha Saliba.