Dorëzohet Guardiola: U kam kërkuar lojtarëve të pranojnë faktin se do të jetë “sezon mbijetese”

11 Dhjetor 2024
10:16
Telesport
back button

Trajneri Pep Guardiola u ka kërkuar lojtarëve të tij të Manchester City të pranojnë faktin se në këtë sezon do të kërkojnë të “mbijetojnë” përballë problemeve të shumta që po hasin.

Kampionët e Premier League u detyruan dy herë të barazojnë rezultatin ndaj Crystal Palace (2-2 rezultati final), duke humbur edhe më shumë terren nga rivalët në renditje.

Në këtë ndeshje, Guardiolës i mungonin shtatë lojtarë për shkak të lëndimit ose problemeve shëndetësore. “Ky është futbolli dhe ne e dimë se ky sezon do të jetë i tillë, me shumë probleme. Ajo që u thashë lojtarëve ishte: Mos u ndjeni keq. Ju lutemi pranoni sfidën”, tha Guardiola.

Do të jetë sezoni më i vështirë, por kjo është ajo që është dhe ndoshta në fund do të kemi më shumë kënaqësi. Të shohim mënyrën se si do t’u përgjigjemi këtyre problemeve. Të gjitha skuadrat duan që lojtarët e tyre të jenë gjithmonë në formë dhe të gatshëm”, shtoi trajneri spanjoll.

Sezoni ka nisur i vështirë dhe i tillë do të jetë deri në fund për ne. Ne duhet t’i mbijetojmë këtij sezoni. Në çdo ndeshje do të përpiqemi të marrim pikë, të përpiqemi të fitojmë sa më shumë prej tyre dhe të ecim përpara”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit