Oferta zyrtare ka mbërritur, Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola sezonalë

13 Qershor 2025
17:35
Telesport
back button

Real Madrid ka interes për sulmuesin e Osasunës, Ante Budimir. Kroati duket se e ka marrë vesh këtë, sepse Osasunës i ka mbërritur një ofertë zyrtare nga Los Blancos.

Klubi madrilen i ka ofruar kroatit një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh. Për të kanë shfaqur interes edhe klube si Roma, Bayer Leverkusen, Real Sociedad, etj.

33-vjeçar ka klauzolë largimi 8 mln euro, por nuk është e thënë që Real Madrid të paguajë këtë shifër. Mund edhe të ofrojë një shkëmbim me ndonjë lojtar akademie. Sezonin e kaluar, Budimir shënoi 21 gola në La Liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit