“Oran 2022”/ Gjimnasti Petrov në finale, Hajdari nuk e fiton dot të bronztën

29 Qershor 2022
9:09
Telesport
back button

Në Algjeri vijojnë Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku deri më tani Shqipëria ka fituar një medalje të artë dhe një të bronztë. Të dyja këto medalje kanë ardhur nga sporti i mundjes (Zelimkhan Abakarov i artë dhe Islam Dudaev i bronztë).

Një tjëtër mundës që ka sunuar medalje është Osman Hajdari, që në peshën 86kg të stilit të lirë garonte për të bronztën. Ai u mund në tapet 6-1 nga greku Chorais Charalambos, duke mos marrë dot medalje.

Një tjetër humbje ka ardhur në sportin e tenisit. Gresi Bajri u mund 2-0 (6-1, 6-2) nga Zeynep Sonmez e Turqisë, duke u eliminuar. Ky sport nuk ishte shumë rezultativ, teksa u regjistruan vetëm humbje për kuqezinjtë.

Mundësitë për një tjetër medalje sot janë në sportin e gjimnastikës, ku në finalen e garës së kalit me doreza do të garojë Matvei Petrov. Ai bëri një paraqitje të mirë në eliminatore, duke u klasifikuar mes 8 finalistëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit