Napoli dhe qendërsulmuesi; një çështje e mprehtë, mes nyjeve ende për t’u zgjidhur. Këto nyje e pengojnë Antonio Conte të flejë i qetë. Qëndrimi i trajnerit salentin është i qartë, kërkon patjetër Romelu Lukakun, i cili po stërvitet i vetëm në pritje të zhbllokimit të negociatave mes napolitanëve dhe Chelsea.
Blutë e Londrës nga ana e tyre po përjetojnë ditë të vështira. Ata kanë një repart ofensiv veçanërisht të mbushur me lojtarë, të cilit ishin gati t’i shtonin edhe Samuel Omorodion nga Atletico Madrid.
Edhe pse ai kishte kaluar tashmë testet mjekësore me londinezët, në minutën e fundit u tërhoqën dhe marrëveshja dështoi. Brenda ishte edhe Connor Gallagher, i cili duhej të merrte rrugën e kundërt me Omorodion. Chelsea u përpoq të tërhiqej, duke u përpjekur të përfshinte edhe Joao Felix në negociata.
Një fazë e ndërlikuar për klubin anglez, i cili për Lukakun mbetet i vendosur në kërkesën 40 milionë euroshe, që Napoli nuk ka ndërmend ta shpenzojë. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, mund të ketë diçka të re për ta zhbllokuar ngërçin. Në fakt, me mungesën e Omorodion, emri i Victor Osimhen mund të kthehet në modë për Chelsea.
Napoli dëshiron të përfitojë nga transferimi i tij sa më shumë që të jetë e mundur, por, në rast negociatash me blutë, dy klubet mund të ‘këmbejnë’ qendërsulmuesit, me një rregullim të qartë financiar në favor të napolitanëve. Kësisoji, të gjitha palët e përfshira do të zgjidhin problemet e tyre përkatëse.