Partizani në volejboll për meshkuj fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut në finalen e parë play off luajtur në Farkë. Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, me ekipet që dueluan fort, por më pas dominoi skuadra kryeqytetase.
Partizani fitoi 25-20 setin e parë, por korçarët replikojnë, duke fituar 25-23 setin e dytë dhe vendosin barazpeshën. Por këtu ndalet hovi i skuadrës mike, që më pas është inekzistente në fushë.
Skuadra e Partizanit merr frenat e lojës në dorë dhe fiton me lehtësi 25-12 e 25-16 dy setet e tjera dhe krejt takimin 3-1. Kështu, kampionët e Partizanit e nisin mbarë mbrojtjen e titullit, ndërkohë që sfida e radhës do të luhet në Korçë.
Superliga-Meshkuj, finale play off
Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-1 (1-0)
25 prill, Skënderbeu – Partizani, 18:00
28 prill, Partizani – Skënderbeu, 18:00







