Partizani gjunjëzon Tiranën në 45′ e para. Dominim absolut i të kuqve, në lojë dhe rezultat (video)

15 Shkurt 2026
17:18
Telesport
back button

Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, është mbyllur në avantazhin e të kuqve në shifrat 2-0. Në minutën e 12-të, pas një asisti fantastik të Rowan Human, ishte Vusal Isgandarli që dërgoi topin në rrjetën e Visar Bekaj me një goditje klasi me të djathtën, por që u anullua për pozicion jashtë loje.

Derbi u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas asistit të Human, ishte Sidibe i cili pasi kaloi mbrojtjen bardheblu, dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin të kuqve. SHIKOGOLIN

Në minutën e 37-të, Partizani dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt Skuka-Sidibe-Isgandarli, sulmuesi azer “shkund” rrjetën e Bekaj për herë të dytë. SHIKOGOLIN2

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Partizanin, që dominoi totalisht në pjesën e parë si në lojë edhe në rezultat.

Në sfidën tjetër, Dinamo po barazon 1-1 me Flamurtarin. Për vlonjatët shënoi Bolzan në minutën e 19-të, pas një faulli në zonë nga “Blutë”, për të cilën u desh desh ndërhyrja e VAR. Dinamo barazoi shifrat në fund të shtesës së pjesës së parë me golin e Bruno Ditës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit