Partizani i pari në Superligë edhe pa luajtur, Skënderbeu “macja e zezë“ për Tiranën

14 Shkurt 2026
17:40
Telesport
back button

Ndeshjet e javës së 10-të të Superligës në volejboll për meshkuj konfirmojnë Partizanin në krye të renditjes. Kryeqytetasit këtë javë ishin pushim, por qëndrojnë në vendin e parë, të shkëputur nga rivalët.

Fitorja e tretë radhazi për Skënderbeun ndaj Tiranës në harkun kohor të dy javëve (Liga Gjergj Kastrioti, Kupa dhe sot kampionati). Korcarët fituan 3-0 (25-22, 26-24, 25-20) ndaj bardhebluve, në një ndeshje të fortë dhe me emocione deri në fund.

Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur Studentin në kryeqytet me rezultatin 3-2 (25-21, 22-25, 17-25, 25-22, 15-12). Një ndeshje e hapur, ku të dyja ekiket rivalizuan fort, por në fund shkodranët morën dy pikë që i mbajnë në vendin e dytë.

Pa probleme fiton Erzeni, që triumfoi 3-0 ndaj Elbasanit në shtëpinë e këtij të fundit (25-18, 25-14, 25-17). Një ndeshje në sens unik, komanduar nga shijakasit, që janë ende në vendin e parafundit në renditjen e përgjithshme.

Superliga-Meshkuj, java e 10-të

Studenti – Vllaznia, 2-3

Elbasani – Erzeni, 0-3

Skënderbeu – Tirana, 3-0

Partizani (pushim)

Renditja: Partizani 21 pikë, Vllaznia 17 pikë, Skënderbeu 15 pikë, Tirana 14 pikë, Studenti 12 pikë, Erzeni 11 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit