Ndeshja përmbyllëse e javës së 25-të në Abissnet Superiore u luajt në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Partizanit, ku në fund fituan të kuqtë 1-2. Vlonjatët e nisin shumë mirë takimin duke gjetur avantazhin në minutën e 8-të me golin nga distanca të Erald Maksutit.
Barazimi i të kuqve do të vinte në fund të pjesës së parë nga Sidibe, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po nga vetë ai, pas një kontakti në zonë dhe pas ndërhyrjes së VAR, u dha 11-metërshi për të kuqtë. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Partizani e nis shumë mirë pjesën e dytë, ku sërish Sidibe gjen golin e dytë pas gabimit të pafalashëm të Eric Veiga. Në minutën e 72-të pati penallti për Flamurtarin, por goditja e Herald Markut ndalet nga Pano Qirko. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund.
Partizani fiton 1-2 dhe merr fitoren e tretë rresht, duke barazuar Dinamon e vendit të 4-të me 36 pikë. Flamurtari mbetet në fund me 20 pikë.







