Pavlovic pret të bëhet baba: Modric na jep shumë siguri, Allegri është trajner komunikues dhe pozitiv

12 Nëntor 2025
10:42
Alfred Lleshi
back button

Nga grumbullimi i Serbisë, Strahinja Pavlovic festoi 50 ndeshjet me kombëtaren dhe foli për sezonin e Milanit, i cili ka pasur ngritje e ulje: “Milani është një klub i madh. Kur fitojmë, nuk ka vend më të bukur se Milano ditën pas ndeshjes. Sidoqoftë, duhet të mbetemi me këmbë në tokë, sepse gjithçka mund të ndryshojë shpejt. Serie A këtë sezon është shumë e barabartë. Disa skuadra luftojnë për titull dhe 4 vendet e para. Duhet të mbetemi të fokusuar dhe, me pak fat, mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

Pavlovic shënoi golin vendimtar në fitore 1-0 ndaj Romës dhe zbuloi se do të bëhet baba në prill: “Për momentin gjithçka shkon mirë, shpresoj të vazhdoj kështu. Nëse para të bërit baba arrihet edhe kualifikimi në ‘play off’ të Botërorit, do të ishte perfekte”. Për derbin ndaj Interit: “Sezonin e kaluar luajta 3 nga 5 ndeshjet ndaj zikaltërve dhe nuk humbëm. Shpresoj të vazhdojë kjo seri, por e dimë sa i fortë është Interi”.

Për Luka Modric: “Nuk ka shpjegim për të, do të doja ta kisha përherë në ekipin tim. Na jep shumë, solli sigurinë që na mungonte. Kur ia jap topin, nuk kam më për çfarë të shqetësohem. Në moshën 40-vjeçare është në formë të jashtëzakonshme”.

Për Massimiliano Allegri: “Pas humbjes së parë kundër Cremonese u mërzita shumë. Ai më tha të qetësohesha, ishte vetëm fillimi. Është shumë pozitiv, flet shpesh me të gjithë dhe ka një qasje të shkëlqyer me lojtarët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit