Pedri nuk fshihet: Janë të dyja favorite, por duam hakmarrje ndaj PSG-së

1 Tetor 2025
8:06
Alfred Lleshi
back button

Pedri foli në konferencën për shtyp para supersfidës së Champions League mes Barcelonës dhe PSG-së. Mesfushori kujtoi eliminimin dy vite më parë: “Të gjithë ne të Barçës mbetëm një hap larg. Ishte e vështirë dhe duam hakmarrje. Këto janë ndeshje që gjithmonë do t’i luash”.

Për PSG-në: “Nëse nuk është ekipi më i mirë, është nga më të mirët. E tregoi forcën sezonin e kaluar, por ne mendojmë se jemi ekipi më i mirë. Do jetë spektakël. Është më mirë për ne të luajmë kundër një ekipi që sulmon, si PSG. Barça dhe PSG janë të dyja favorite, do jetë një nga ndeshjet më të bukura”.

Për veten: “Në Champions, kush dominon mesfushën, fiton shumë. Flick na ka bërë ekip më të guximshëm. Kam ndryshuar disa gjëra, por jo shumë. Po mësohem edhe me rolin e liderit”.

Për krahasimet: “Nëse një legjendë si Scholes më krahason me Xavi apo Andrés, është motivim. Niveli i tyre ishte i pabesueshëm”.

Për “Topin e Artë” (i 11-ti në renditje): “Më mjafton dashuria e klubit, kombëtares dhe tifozëve”.

Mbi Gavi e Joan García: “Janë luftëtarë, do të kthehen më të fortë”.

Për Luis Enrique: “Më kërkonte qetësi, të prekja sa më shumë topa”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit