Kosova dhe Zvicra luajnë sonte në mbrëmje ndeshjet e tyre të parafundit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Dardanët luajnë në transfertë ndaj Sllovenisë, helvetët presin në fushën e tyre Suedinë.
Ndërsa të martën, në “Fadil Vokrri”, Kosova dhe Zvicra do të përballen mes tyre në ndeshjen e fundit, që me siguri do të vendosë renditjen përfundimtare në grupin B.
Ndërkohë, Xherdan Shaqiri që mund të konsiderohet fare mirë legjendë e Zvicrës, në një intervistë të fundit për medien helvete “SRF”, u vu në vështirësi me pyetjen se për kë ekip do të bëjë tifo të martën.
“Dua që të dyja ekipet të bëjnë mirë, por unë do të mbështes Zvicrën”, tha Shaqiri.







