Myrto Uzuni ishte surpriza e vetme e Sylvinho-s në formacionin titullar ndaj Serbisë dhe sulmuesi beratas nuk zhgënjeu, duke bërë një ndeshje të madhe. Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Uzuni tregon se është gati të japa çdo gjë për kombëtaren, edhe të vd*s në fushë madje.
“Është një fitore e madhe, trajneri dhe stafi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Unë jam i gatshëm të sakrifikoj për ekipin, nuk më intereson edhe nëse luaj si mbrojtës.
Kur thërritesh në ekip duhet të japësh jithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vd*s në fushë madje”, tha Uzuni.
Elseid Hysaj po ashtu sonte bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, e disata rresht në këtë nivel me fanellën e Kombëtares. Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport”, Hysaj zbulon se mesazhin e parë pas ndeshjes e ka marrë nga gruaja dhe fëmijët, ndërsa ka dhe një koment për barazimin e rekordit që mbahej nga Lorik Cana. Hysaj dhe Cana janë dy lojatrët me shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares, me nga 93 ndeshje, por shkodrani ka avantazhin për ta thelluar më shumë këtë rekord.
“Pas 11 viteve, ndeshja ndaj Serbisë më në fund u fitua, por mos të harrojmë që kemi edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme. Përsa i përket rekordit, Lorik Cana e di që ato janë bërë për t’u thyer. Për mua është krenari që emri im është shkruajtur në historinë e Kombëtares. Mesazhin e parë pas ndeshjes ma dërgoi gruaja bashkë me 3 fëmijët”, tha Hysaj.







