Perez “hap thesin”, ja shuma e çmendur që çdo lojtar i Real Madrid do të marrë në rast se fitojnë Champions

9 Maj 2024
8:30
Telesport
back button

Real Madrid, i saposhpallur kampion në La Liga, ka mundësinë që të fitojë edhe një trofe të dytë këtë sezon. “Los Blancos” u kualifikuan dje edhe në finalen e Champions League, ku i pret Borussia Dortmund.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, presidenti Florentino Perez i ka premtuar çdo lojtari një bonus të majmë në rast se triumfojnë në finalen që do të zhvillohet pas tri javësh në “Wembley”.

Shuma që klubi do t’i japë çdo lojtari në rast se fitojnë në Champions është 1.4 milionë euro. Kjo, si shpërblim për një sezon të jashtëzakonshëm, ku Real Madrid ka dominuar në kampionat dhe Europë.

Gjithsesi, trofeu i Champions League nuk është fituar ende, një trofe që madrilenët e kanë ngritur lart 14 herë. Shpërblimi i majmë që ka vënë presidenti Perez do të jetë një motivim më shumë për lojtarët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit