Florentino Perez po pret të rizgjidhet president i Real Madridit, në zgjedhjet presidenciale të cilat po mbahen sot, për të vazhduar më pas me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Menjëherë pas kësaj, do të zyrtarizohet Jose Mourinho si trajneri i ri i Real Madrid. Ndërkohë, Perez ka siguruar dy “dhuratat” e para për Mourinhon deri tani, që janë transferimi i Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries. Konate do të vijë falas, për Dumfries do të paguhen 20 milionë euro.
Dy objektivat e radhës të Perez, janë Josko Gvardiol dhe Joao Neves. Për qendërmbrojtësin kroat, Real Madrid është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro. Për mesfushorin portugez, Perez është gati të ofrojë 80-90 milionë euro po ashtu, duke shkuar në total rreth 180 milionë euro, vetëm për këto dy transferime të mundshme.







