Përforcime të huaja dhe nga Superliga, ja si Tirana po ndërton ekipet e volejbollit për sezonin e ri

3 Shtator 2025
10:15
Telesport
back button

Klubi Tirana është duke bërë ndërhyrje të fuqishme në merkaton e volejbollit në prag të sezonit të ri sportiv 2025-2026. Si te meshkujt ashtu dhe te femrat po afrohen lojtarë cilësorë, vendas dhe të huaj.

Femrat – Kështu, pas rinisjes së stërvitjes nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Adrian Gorenxa, klubi bardheblu ka zyrtarizuar dy lojtarë të reja. Bëhet fjalë për Nailya Nigmatulina dhe Denada Hasaj.

E para është nëj volejbolliste e huaj, që vjen nga Kazakistani, ekip me të cilin luan edhe në kombëtare. Një lojtare që luan si organizatore. Ndërsa Hasaj është një libero, që ka përvojë në Superligën shqiptare.

Meshkujt – Edhe ekipi që drejtohet nga trajneri Arben Sako ka disa përforcime të rëndësishme, si argjentinasi Javier Vega. Një diagonalist, që i është bashkuar ekipit bardheblu në kërkim të titullit.

Një përforcim tjetër është Kreshnik Malaj, që rikthehet në këtë ekip, ndërkohë që me bardheblutë kanë rinovuar edhe Julian Talaj, Denis Demko, Regis Shehi, Gesti Kapedani e Emiljano Xhabrahimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit