Përmbysje e “çmendur”, Arsenal fiton në frymën e fundit ndaj Newcastle (video)

28 Shtator 2025
19:35
Telesport
back button

Sfida e luajtur në “St. James’ Park” mes Newcastle dhe Arsenalit është mbyllur 1-2 për londinezët, e vlefshme për javën e 6-të të Premier League. Momenti më i diskutueshëm ndodhi në minutën e 15-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht, Viktor Gyokeres tregohet i vëmendshëm dhe shkon drejt portës, aty ku ka një kontakt me portierin Nick Pope.

Arbitri fillimisht dha penallti për “Topçinjtë”, më pas ndërhyn VAR, Jarred Gillett, shkon të shohë vetë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm. SHIKORASTIN

Në minutën e 24-të, Arsenali i afrohet golit, Lucas Trossard godet shtyllën. Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 34-të, ku pas një skeme të bukur që nisi nga goditja e këndit, Sandro Tonali kroson në zonë, Nick Woltemade kërcen mbi mbrojtësit londinezë dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë për gjermanin me fanellën e Newcastle. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit dhe me pakënaqësitë e shumta të “Topçinjve” mbi arbitrimin.

Goli i barazimit për londinezët do të vinte në minutën e 84-të, ku Mikel Merino shënon me kokë pas krosimit perfekt të Declan Rice. Spanjolli kishte vetëm pak minuta në fushë, i futur si zëvendësues.

Arsenal nuk kënaqet me 1 pikë dhe gjen golin e përmbysjes së madhe në minutën e 90+6, ku Gabriel shënoi me kokë pas krosimit të Martin Odegaard nga këndi. Arsenal fiton 1-2 dhe renditet në vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se Liverpool i vendit të parë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit