Makthi i garave të pafilluara këtë sezon të formula 1 mori fund fundjavën e kaluar për Oscar Piastri, i cili përfundoi i dyti garën e fundit të zhvilluar në Japoni. Piloti australian i McLaren, që nuk kishte zhvilluar asnjë xhiro në Melburn dhe Shangai, por në Suzuka bëri një paraqitje të mirë, duke u ngjitur në podium.
Në fazat e hershme të garës, Piastri kishte arritur të merrte kryesimin, duke i rezistuar presionit nga Russell. Duke qenë ende në krye të garës, australiani hyri në xhiron e 18-të për një ndërrim gome, por makina e sigurisë ndryshoi fatet e garës dhe Antonelli e gjeti veten në krye, duke mos e lëshuar atë deri në fund.
Një incident i pafat që fshiu çdo shpresë për fitore për australianin, i cili mbetet i kënaqur me progresin e bërë nga ekipi para rikthimit në aksion në Miami në fillim të majit: “Po shkojmë mirë. Do të kishte qenë interesante të shihnim se çfarë do të kishte ndodhur pa makinën e sigurisë”.
“Në këtë pikë, pas dy garash pa asnjë xhiro në pistë, vendin e dytë është një rezultat i mirë për ne. Një falënderim i madh për ekipin. Mendoj se bëmë një punë të shkëlqyer me atë që kishim. Ende duhet ta përmirësojmë pak performancën tonë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi”, tha Piastri.







