Po shkëlqen e vendos rekorde por ende pa të ardhme, Salah: S’kam asnjë marrëveshje me klubin

30 Dhjetor 2024
9:30
Telesport
back button

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah vazhdon të shënojë e vendosë rekorde me skuadrën e Liverpool, që dje fitoi 5-0 ndaj West Ham në Premier League. Jam i kënaqur me rezultatin. E shënuam golin herët dhe e dominuam shumë mirë ndeshjen”, tha Salah.

Më tej, egjiptiani shtoi: “E vetmja gjë që kam në mendje është se dua që Liverpool të fitojë kampionatin dhe dua të jem pjesë e tij. Do të bëj më të mirën që skuadra të fitojë trofeun”.

Ky është një kampionat i fortë dhe ka mjaft ekipe të tjera që janë të përgatitura për të arritur të njëjtin objektiv si ne. Ndaj, duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të përulur dhe të fillojmë përsëri nga e para pas çdo ndeshje”, tha Salah.

Ndërkohë, vëmendja e fansave është tek e ardhmja e tij, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit. “Jemi shumë larg marrëveshjes me klubin, vetëm kaq mund të them”, tha Salah, që lë të hapur mundësinë e largimit nga “Anfield”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit