Po zhgënjen me Liverpool, skuadra e Real Madrid heq dorë nga mbrojtësi francez

28 Nëntor 2025
9:36
Telesport
back button

Real Madrid ka hequr dorë nga interesi për qendërmbrojtësin e Liverpool, Ibrahima Konate. Lajmi është konfirmuar sot nga mediat spanjolle.

Mbrojtësi i “reds” ka pasur vështirësi në formë këtë sezon dhe ishte fajtor për një gol në humbjen e fundit të Liverpool, 1-4 në shtëpi ndaj PSV në Champions League. Konate u zëvendësua menjëherë nga trajneri Arne Slot pas incidentit.

Rënia e menjëhershme e nivelit të Konate këtë sezon ka bërë që Real Madrid të përfundojë interesimin për 26-vjecarin edhe pse verën e ardhshme ai do të ishte një transfrim i lirë. Kontrata e Konate me Liverpool skadon pas 7 muajsh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit