Portieri përpiqet ta nervozojë para penalltisë, Mbappe e “driblon” në spanjisht: Nuk kuptoj asgjë që thua…

24 Shtator 2024
11:04
Alfred Lleshi
back button

Joan Garcia është portieri i Espanyolit, i cili në ndeshjen e fundit të kampionatit provoi gjithçka për ta mërzitur, nervozuar dhe shpërqendruar Kylian Mbappe, i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë.

Është një skenë që shihet shpesh në fushat e blerta, në situata të këtij lloji. Nga njëra anë portiere, që përpiqet të dëmtojë përqendrimin e kundërshtarit, nga ana tjetër futbollisti i “mbrojtur” nga një shok skuadre (në këtë rast, Lucas Vazquez). Kjo është gjithashtu pjesë e psikologjisë së lojës.

Skenari u përsërit me rastin e penalltisë së dhënë për “Los Blancos”, te faulli i kryer nga Carlos Romero ndaj Endrick, me rezultatin tashmë të sigurt për merenguesit. Portieri katalanas u largua nga zona e portës dhe u nis pikës së bardhë. Kur mbërriti pranë francezit, e pa drejt në sy dhe filloi t’i thoshte diçka.

Immagine

Megjithatë, ajo mënyrë e çuditshme provokimi nuk ndikoi te ish-sulmuesi i PSG, i cili doli nga ajo situatë me një shaka. Ai nuk nguroi t’i qeshte në fytyrë portierit kundërshtar, duke e “ngrënë me sy”. Nuk ishte mungesë respekti, por përfundimi i natyrshëm i një “teatri” të vogël.

Lucas Vazquez, i cili ishte pranë Mbappe, e dëshmoi skenën me dëfrim, aq më tepër frazën e shqiptuar nga Mbappe: “Unë nuk kuptoj asnjë fjalë të vetme që po më thua”.

@louisbresson224

Lucas Vázquez protects Kylian Mbappé 💪🤩 #mbappe #footballtiktok #realmadridfc #madrid #vazquez #fyp louisbresson👈

♬ son original – Louis Bresson – Louis Bresson

Reagimi i tij i kompozuar, i mbushur me humor të shëndetshëm, e mbushi atë moment ngërçi. Vazquez, dëshmitar i shkëmbimit të provokimeve, nuk mundi të mos qeshte me atë situatë. Aftësia e Mbappe për të qëndruar i qetë edhe nën presion ishte edhe një herë e dukshme.

Pasi anashkaloi tentativën për t’i bërë presion në këtë mënyrë, francezi shënoi golin e 4-1 nga pika e bardhë. Ishte goli i katërt i sezonit për francezin, i treti nga 11-metra, duke dëshmuar se sa “akull” mund të jetë ai nga pika e bardhë. Ish-ylli i PSG-së ka luajtur 6 ndeshje në La Liga deri më tani, ku debutoi me një dygolësh ndaj Betisit.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit