Postecoglou: Trofeu i parë pas 17 vitesh do ta ndihmojë Tottenham në të ardhmen

22 Maj 2025
8:43
Telesport
back button

Trajneri Ange Postecoglou e përshkroi veten si një “fitues serial”, pasi udhëhoqi Tottenham drejt fitores së finales së Europa League (1-0 ndaj Manchester United), ndërsa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e tij. Spurs fituan falë golit të Brennan Johnson në fund të pjesës së parë.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp, ai tha se nuk kishte bisedime të planifikuara me klubin për të ardhmen e tij: “Unë e kuptoj pse do të ishte e vështirë për një klub si ky të blejë vizionin e një personi. Unë jam një fitues. Unë kam qenë një fitues serial gjatë gjithë karrierës sime. Kjo është ajo që kam bërë më shumë se çdo gjë tjetër”.

Duke parë se si kanë shkuar gjërat në Premier League, njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen, por nuk mendoj se kjo është një pasqyrim i vërtetë i asaj se ku jemi. Ne kemi një grup lojtarësh të rinj dhe ju mund të flisni me ta për suksesin dhe çfarë do të thotë ai”, shtoi Postecoglou.

Unë nuk kam asnjë dyshim se të gjithë ata djem, që kanë këtë ndjenjë, do ta duan përsëri. Për ta marrë atë trofe përsëri, ata do të duhet të bëjnë sakrifica të ngjashme. Ata janë ngjitur në majë tani. Ata e dinë se çfarë duhet për të arritur atje ku jemi. Kjo përshpejton mundësitë për të ndërtuar një ekip që mund të jetë i suksesshëm dhe të luajë në një standard të lartë për vitet në vijim”, shtoi Postecoglou.

Ky është trofeu i parë që Tottenham fiton që nga viti 2008 dhe do t’i shohë ata të konkurrojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke sjellë rritje të të ardhurave për klubin. Kjo mund të jetë një platformë e shkëlqyer për ne për të nisur dhe trofeu do ta ndihmojë klubin në ët ardhmen”, tha trajneri i Spurs.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit