Preferon Kosovën apo Sllovakinë në finale? Trajneri i Turqisë jep përgjigjen e sinqertë

20 Nëntor 2025
21:23
Telesport
back button

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur pas hedhjes së shortit për play-off, ku Turqia do të përballet me Rumaninë. I pyetur se kë preferon në finale mes Sllovakisë dhe Kosovës, italiani është shprehur se fokusi i tij tani është vetëm gjysmëfinalja ndaj Rumanisë.

“Në kemi bërë një ecuri shumë të mirë gjatë kualifikueseve, tani duam të shkojmë në Botëror. Finalja është diçka e ardhshme, për momentin i kushtojmë gjithë vëmendjen ndeshjes së parë, asaj ndaj Rumanisë.

Sllovakia drejtohet nga një trajner italian që e njoh mirë dhe është shumë i zoti. Ekipi i tyre është kompakt dhe ka shumë besim në vetvete. Nuk e di se cilën do të preferoja në finale Kosovën apo Sllovakinë, por dua që Turqia të jetë atje”, tha Montella.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit