Presidenti i La Liga mesazh Laporta: Nëse duan Nico Williams fillimisht duhet të shesin

18 Qershor 2025
9:03
Telesport
back button

60 milionë euro është klauzola që lë të lirë Nico Williams, shuma që Barcelona do të ishte e gatshme të paguante për yllin spanjoll. Skuadra katalanase ka një vit që ndjek talentin e Athletic Club, miku i ngushtë i Lamine Yamal.

Te Barcelona synojnë të formojnë dyshen fituese të kombëtares, por presidenti i La Liga, Javier Tebas, nuk ka të njëjtin mendim. Ai ka shprehur një mendim të qartë për blerjen e mundshme të lojtarit nga klubi katalanas.

Merkato s’ka nisur ende, por do të shohim. Barça e di mirë duhet të bëjë disa gjëra që të mund ta regjistrojë si lojtar. Jo shumë, por duhet të bëjë disa detyra dhe tashmë e dinë se çfarë janë ato”, tha Tebas.

Kjo do të thotë se duhet kujdes rregullin financiar 1:1, i cili nuk i lejon ata të veprojnë me qetësi. “A ka Barça parà për të blerë Nico dhe për ta regjistruar? Nuk e di. Por në fund dëgjon kaq shumë emra”, shtoi më tej Tebas:

Parametrat e Barcelonës ende nuk i plotësojnë kërkesat për të qenë në gjendje të blejnë lirisht. Nëse ata duan Nico Williams fillimisht ata do të duhet të shesin dhe të zgjidhin shumë llogari“, përfundoi Tebas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit