Pse Kenan Yildiz nuk po rinovon me Juventusin? Dy klube të mëdha po “përgjojnë” pas derës…

2 Dhjetor 2025
18:20
Telesport
back button

Kenan Yildiz është padyshim futbollisti kryesor i Juventusit, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari-t, me dy golat e shënuar në fitoren 2-1 të bardhezinjve. Kontrata aktuale e fantazistit turk skadon në vitin 2027, edhe pse po përflitet vazhdimisht për një rinovim të mundshëm me bardhezinjtë, firma nuk ka ardhur ende.

Juventus i ka ofruar Yildiz një rritje rroge deri në 5 milionë euro, aq sa paguhet Jonathan David, nga 1.7 milionë euro që merr aktualisht ylli turk. Në anën tjetër, 20-vjeçari kërkon që në kontratën e re të ketë një rrogë mes 6-7 milionë euro, gjë që nuk është pranuar nga drejtuesit e “Zonjës”.

Në këtë situatë, bisedimet mes palëve për rinovimin e kontratës, janë pezull për momentin. Ndërkohë, janë të paktën dy klube të mëdha si Real Madrid dhe Arsenal, që po ndjekin më vëmendje situatën e Yildiz te bardhezinjtë dhe janë gati t’i ofrojnë attij rrogën që kërkon. Pavarësisht rëndësisë që ka në ekip, te Juventus nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes së yllit turk, gjithmonë për një ofertë rreth 100 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit