“Pse, mendoni se Cristiano nuk e bën dot edhe në Angli?!”

2 Nëntor 2025
11:19
Telesport
back button

Rio Ferdinand mendon se Cristiano Ronaldo edhe sot do të ishte një lojtar i shkëlqyer për kampionatin anglez.

Portugezi është 40 vjeç dhe po luan në Arabinë Saudite. Ai pritet që, me dy vitet e ardhshme, të arrijë kuotën e 1000 golave në karrierë.

Ferdinand ka deklaruar se CR7 do të ishte njësoj edhe në Premier League.

“E pashë golin e tij të fundit dhe ato lëvije para shënimit ishin… Ka plot 25-vjeçarë që ende nuk dinë të lëvizin ashtu. Kur u kthye te Manchester United, Cristiano qe golashënuesi më i mirë. Plus, me kombëtaren e Portugalisë po bën të njëjtën gjë, madje duke shënuar përballë mbrojtësve më të mirë në botë. Edhe sot do të ishte ‘top player’ në Angli”, ka deklaruar Ferdinand.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit