Mirlind Daku në verë ishte drejt largimit nga Rubin Kazan. Ai ishte një nga lojtarët më të kërkuar në ligën ruse, por edhe në Belgjikë, Holandë dhe Itali.
Drejtori sportiv i Rubin Kazanit, Konstantin Dzyuba, ka folur me detaje për planet e klubit rus. Duke qenë se Cagliari e ka kërkuar me ngulm sulmuesin e kombëtares shqiptare, ai ka theksuar se paratë nuk kanë mjaftuar.
“Daku ka pasur oferta zyrtare edhe përpara Kampionatit Europian. I kemi studiuar të gjitha. Pas Europianit, interesi u rrit. Sidoqoftë, negociatat nuk ia vlejtën, sepse shifrat e ofruara ishin të ulëta”.
“Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me Dakun. Ai dëshiron të rritet. Eshtë djalë me parime. Ai është i kënaqur me gjithçka që kemi në klubin tonë”.