Hummels kritikon Real Madridin: Mungesë respekti, qasje “Trumpiane” karshi “Topit të Artë”

1 Nëntor 2024
9:16
Alfred Lleshi
back button

Ndër temat e trajtuara nga Mats Hummels, mbrojtësi i Romës, në podkastin e tij me “Der Spiegel”, ishte edhe ajo e “Topit të Artë” 2024. Trofe të cilin e fitoi Rodri i Manchester City, edhe pse shumë besonin se kësaj here do të shkonte për Vinicius Junior të Real Madridit.

Një vendim që sigurisht nuk u prit mirë nga “Los Blancos”, të cilët u ndjenë të penalizuar nga “France Football”, duke shkuar deri aty sa e braktisën fare mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve në “Theatre du Chatelet” të Parisit.

Në lidhje me këtë, Hummels (i cili u rendit i 29-ti për “Topin e Artë”) u shpreh si vijon: “Përdorimi i fjalëve ‘mungesë respekti’ kur zgjedhjet nuk janë fituar kanë disi qasje ‘trumpiane’. Për fat të keq kjo është mosrespektuese për të tjerët.

Atje ndoshta nuk kishin dyshime se dikush nga Real Madridi e meritonte, por ka lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm, që janë kaq të mirë. Është turp të mos i nderosh ata. Ka pasur ekipe që janë penalizuar më së shumti në futbollin ndërkombëtar, më lejoni t’jua them këtë”.

Mbrojtësi veteran gjerman përfundoi duke bërë shaka për renditjen e tij: “Vendi i fundit për ‘Topin e Artë’ është vendi i fundit i më i mirëve në botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit