PSG-Borussia Dortmund, gjysmëfinalja e kthimit. Luis Enrique: Kemi vetëm një objektiv, finalen

7 Maj 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

Në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli në një konferencë për shtyp: “Nevojitet mentaliteti i përsosur që të përballesh si duhet me episode të veçanta në jetën tënde profesionale apo personale. Kjo nënkupton që të jeni gjithmonë të përgatitur për gjërat, edhe nëse shkojnë keq, sepse kështu jeni në gjendje për të marrë rezultat sa më të mirë.

Paraprakisht kemi garancinë absolute se tifozët do të jenë me ne, sidomos kur gjërat nuk shkojnë mirë. E pamë në Dortmund, mbështetja e tyre ishte madhështore. Shpresoj që të festojmë arritjen në finale. Ne gjithmonë përpiqemi të pyesim se çfarë loje do të jetë, por kjo varet dhe nga kundërshtari. E di se çfarë ndeshje do të luajmë, por rezultati do të varet nga qëndrimi i kundërshtarit.

Nëse rezultati ndryshon, qëndrimi do të ndryshojë. Mentaliteti ynë është që të luajmë për çfarëdo rezultati, të jemi më të mirë se kundërshtari. Qëllimi nuk është të fitojmë me dy gola, por të fitojmë ndeshjen. Ne mund të shënojmë dy gola në tri minuta, por edhe të vuajmë. Duhet të përqendrohemi në sulm dhe mbrojtje, nëse pësojmë vetëm një gol, nuk ka rëndësi. Nëse shënojmë dy gola shumë shpejt, kundërshtari do të duhet të reagojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit