PSG kundër Messit në 1/8 finale, flet Donnarumma: Fantastike, kaluam 2 vite të mrekullueshme së bashku

24 Qershor 2025
12:17
Alfred Lleshi
back button

Fati qe ky: do të ketë përballje mes Inter Miami dhe PSG në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube 2025. Një ndeshje që do të shënojë takimin shumë të pritur mes Lionel Messit dhe ish-shokëve të tij të skuadrës, por edhe me ish-trajnerin e tij. Lajmi është pritur me entuziazëm nga grupi i PSG-së, në fluturim drejt Atlantës, menjëherë pas fitores 2-0 ndaj Seattle Sounders.

Mes atyre që ndoqën barazimin mes Inter Miami dhe Palmeiras, drejtpërdrejt në ekranet e avionit, kishte nga ata që nuk e fshehën emocionin. “Është fantastike për ne dhe për mua. Kam kaluar dy vite të mrekullueshme me Messin, është lojtari më i mirë në botë. Tani shpresoj të fitojmë ne, sepse Leo ka fituar mjaftueshëm trofe”, – deklaroi Gianluigi Donnarumma për mikrofonat e DAZN. Portieri i PSG-së shtoi më tej: “Leo është një mik i madh, do të jetë bukur ta ritakoj”.

Messi, që në Paris grumbulloi 75 paraqitje, 32 gola dhe fitoi 3 tituj mes viteve 2021 dhe 2023, pati një eksperiencë të hidhur dhe të ëmbël në kryeqytetin francez. Ai u prit si mbret, por u largua mes fishkëllimave, pas një periudhe të ndërlikuar. Pas largimit të tij, PSG mbylli epokën e super yjeve dhe fitoi Champions-in e parë historik. Tani, me Messin nga ana tjetër, është koha për të mbyllur një cikël.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit