PSG “zhduk” Mbappe nga videon e fundit, ja kur pritet njoftimi zyrtar i transferimit te Real Madrid. Ekzistonte “klauzola e heshtjes”

10 Maj 2024
19:08
Anton Cicani
back button

Kylian Mbappe do të luajë ndeshjen e tij të fundit për Paris Saint-Germain në Parc des Princes të dielën kundër Toulouse, në ndeshjen e parë që kur PSG u eliminua nga Champions League ndaj Borussia Dortmund.

Mbappe shpresonte se ndeshja e tij e fundit do të ishte në finalen e Wembley më 1 qershor, por ai do t’i mbyllte shtatë vitet e tij në klubin e kryeqytetit francez pa e fituar kurrë Ligën e Kampionëve.

Kylian Mbappé ka nënshkruar tashmë me Real Madridin dhe kjo nuk duket aspak mister apo lajm! Futbollisti francez nënshkroi kontratën rreth datës 21 shkurt por per asnje moment nuk la te kuptohej dhe nuk foli per kete teme.

Motivi lidhej me Champions dhe nje finale te mundshme ndaj Real Madrid ne Wembley. Pikerisht per te mos ngritur nje polemike te madhe, Mbappe heshti, ashtu si edhe PSG.

Sulmuesi pritet te zyrtarizohet pasi te luaje ndeshjen e fundit ne Paris. Atehere do te kete njoftim dhe Real Madrid do te zbuloje edhe detajet e fundit qe jane duke u pergatitur.

PSG, sakaq, ka prezantuar fanellat e sezonit te ri dhe aty ne video nuk eshte aspak Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit